Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Momentet më pikante të javës/ Nga përplasja në Kuvend, tymueset, e deri te çizmja e Kryemadhit
Java që po lëmë pas është shoqëruar me përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Situata politike në vend ka qenë e nxehtë prej së hënës, ku seanca parlamentare për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm është shoqëruar me protesta. Një situatë e tensionuar ka qenë jo vetëm jashtë Parlamentit ku ishin mbledhur qindra protestues, por edhe brenda sallës së seancave plenare, ku deputetët e opozitës hodhën tymuese me ngjyrë.
Kjo situatë pasoi me deklarata të njëpasnjëshme nga palët politike, momente të cilat janë përcjellë në rubrikën humoristike të emisionit “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”.
Mes momenteve më pikante të kësaj seance, janë përplasja e ish-kryeministrit Berisha dhe deputetëve të PD me punonjësit e Gardës, hedhja e tymueseve, qëndrimi i kryeministrit Rama, dhe momenti kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur një çizme në drejtim të kreut të qeverisë.
Në një moment gjatë seancës, ish-kryeministri Berisha është kapur nga kamerat duke lexuar lajmet në rrjetet sociale, ku siç duket nga ajo çka po lexon në celular, i zgjedhur është “BalkanWeb”./BW
https://www.youtube.com/watch?v=Gul92I24bSo