Flash News

KRYESORE

Monedhë me emrin e Edi Ramës. Shërben si kod për njerëzit e besuar?

Foto e një monedhe që mban emrin e kryeministrit Edi Rama është publikuar mbrëmjen e sotme.

Është ‘360 gradë’, që drejtohet nga analisti Artur Zheji, portali që ka publikuar këtë foto dhe jep gjithashtu një shpjegim.

Sipas këtij portali, monedha është flori 24 karat dhe është porositur në një argjendari të njohur shqiptare. Ajo është prodhuar në numër të kufizuar dhe shërben si kod për njerëz të besuar të kryeministrit, që dërgohen për të kontaktuar njerëz të panjohur.

Gjithsesi, nëse ekziston vërtetë, kjo monedhë nuk është vetëm në duart e njerëzve të besuar të Ramës përderisa është publikuar në media.

Të fundit