Monica Bellucci heq dorë nga Sanremo

Monica Bellucci nuk do të prezantoje Sanremo-n dhe këtë lajm e ka dhënë vetë aktorja italiane.

Përmes një konference për shtyp, aktorja tha se për arsye të ndryshme nuk u dakordësua ky projekt:

“Unë dhe Amadeus jemi takuar muaj më parë për të diskutuar rreth një projekti që do bënim bashkë. Në fakt, për arsye të rëndësishme nuk arritëm në një përfundim të përbashkët. Uroj që të realizohet një festival sa më i bukur për të dhe gjithë ekipin e tij dhe le të shpresojmë për një tjetër mundësi në të ardhmen.”

Ende nuk dihen arsyet përse është tërhequr nga festivali, ylli italian.