Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi: Beteja e opozitës nuk është më thjesht luftë për rotacion

Monika Kryemadhi: Beteja e opozitës nuk është më thjesht

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen masive në protestën e ditës së djeshme në kryeqytet. Në një status në Facebook, ajo shkruan se dje shqiptarët përcollën mesazhin se kanë nevojë për shtet dhe institucione që i shërbejnë atyre.

Sipas saj, kauza e opozitës shkon përtej karrigeve të liderëve dhe i dedikohet të ardhmes së fëmijëve shqiptarë, ndërsa shton se dita ndryshimit nuk është e largët.

“Mbrëmë më shumë se kurrë, nën qiellin e mbuluar me balona të bardha dhe nën dritat e celularëve, shqiptarët përcollën mesazhin se kanë nevojë për një shtet dhe institucione që t’i shërbejnë atyre. Se nuk duan më kurrë të ndihen jetimë në shtëpinë e tyre! Se kanë nevojë për një lider normal, një njeri të thjeshtë njësoj si ata, që shqetësohet dhe punon për një arsim me standarte, një shëndetësi të barabartë, një shtet të drejtë ku të gjithë përgjigjen njësoj para ligjit, për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme që i jep mundësi punësimi të gjitha shtresave shoqërore, për taksa të ulta, por mbi të gjitha ku sistemi të ngrihet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme!

Fëmijët tanë duhet të prekin një Shqipëri ndryshe nga ajo e jona, ku ata të ndihen europian, jo vetëm në shpirt por në standarde dhe në mundësi. Kjo është beteja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjithë opozitës së bashkuar. Edhe pse mes shumë sakrificave, pikëpyetjeve, shpesh herë edhe mosbesimit, ne po tregojmë çdo ditë se kjo nuk është më thjesht një luftë politike për rotacion, por është lufta e ndryshimit të një sistemi të marrë fund, që prodhon vetëm metastaza, duke shkurtuar jetën e një kombi! Forca jonë qëndron te drejtësia e kauzës tonë, që shkon përtej karrigeve të liderëve, por u dedikohet fëmijëve e familjeve shqiptare, vendit tonë të bekuar që mbahet peng nga gabimet e politikës së vjetër”, sqaron ajo.

Të fundit