Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi ndryshon look për Çlirim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është parë që këto vitet e fundit t’i kushtojë pak më shumë rëndësi pamjes së saj të jashtme.

Ndryshimi drastik erdhi në fushatën zgjedhore të 2017 ku Kryemadhi u shfaq shumë më tërheqëse se dikur.

Sot në  73 vjetorin e Çlirimit, Monika Kryemadhin e shohim me një tjetër look. Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe modelin. Kryetarja e LSI-së ka çelur ngjyrën duke kaluar nga kafe më pak shatush të verdhë, në një ngjyra më të çelura. Flokët e lëshuara dhe mbi supe ndryshe nga më parë që i mbante gjithmonë të mbledhura, e tregojnë Kryemadhin edhe më të këndshme.

Fotot janë postuar nga parukieri Erion Kaçorri ku padyshim vihen re dhe ngjyrat patriotike që ajo ka zgjedhur të vesh këtë ditë Çlirimi.

Të fundit