Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi pranon gabimet: Me Bashën do sjellim erën e ndryshimit

Monika Kryemadhi pranon gabimet: Me Bashën do sjellim erën e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pranuar gabimet e opozitës për heshtjen që ka treguar herë pas here ndaj skandaleve të kryeministrit Edi Rama. Nga protesta përpara Parlamentit, Kryemadhi theksoi se opozita, me në krye Lulzim Bashën, së bashku me qytetarët shqiptarë do të rregullojë gabimet e së kaluarës.

Ajo u shpreh e bindur se opozita do të sjellë erën e ndryshimit dhe të zhvillimit në Shqipëri.

“Janë bërë aq shumë gabime sa do të na duhen të gjithë së bashku për t’i rregulluar. Ne të gjithë, duke filluar nga kreu i PD, Lulzim Basha, dhe për të vazhduar me kolegët e tjerë, duhet të sjellim erën e ndryshimit dhe erën e zhvillimit në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Përveç qytetarëve që i janë bashkuar protestës, kryetarja e LSI-së tha se janë me qindra qytetarë të tjerë që nuk janë të pranishëm, por që janë të vendosur kundër kryeministrit Rama.

Të fundit