Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi pranon keqqeverisjen PS-LSI

Monika Kryemadhi pranon keqqeverisjen PS-LSI

 

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se Partia Socialiste nuk i mbajti premtimet për 300 mijë vende pune.

E ftuar në emisionin 'Të paekspozuarit' të Ylli Rakipit, nënkryetarja  e LSI ka shtuar se 'jo vetëm që  nuk u hapëm 300 mijë vende pune, por nisëm 200 mijë emigrantë në Gjermani', duke pranuar kështu bashkautorësi në keqqeverisje.

"PS i mbylli 300 mijë vende pune, nuk i hapëm, këtu nuk u bënë reforma, por pseudoreforma", shtoi Kryemadhi e cila ka zënë vendin e Petrit Vasilit si nënkryetare pas zhvendosjes së Ilir Metës në krye të shtetit si President i Republikës.

Të fundit