Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi replikon nga vendi. I përgjigjet Edi Rama "Pusho, ti pusho!"

Monika Kryemadhi replikon nga vendi. I përgjigjet Edi Rama "Pusho, ti

Edi Rama gjatë fjalimit të tij në parlament ka përmendur fotografitë e publikuara mbrëmë nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në emisionin 'Opinion'. Nga vendi ka ndërhyrë deputetja Monika Kryemadhi, e cila ka thënë diçka që nuk është kuptuar (ngaqë fliste pa mikrofon). Ndërhyrjes së Kryemadhit kryeministri Rama i është përgjigjur me gjeste në drejtim të saj dhe me fjalët "pusho, ti pusho!".

Kuvendi po zhvillon punimet e filluara që në orën 8.30 të mëngjesit, pas një dite të tensionuar dje, që kulmoi me bllokimin e foltores, përjashtimin e deputetit Noka dhe fyerjet e kryeministrit Rama ndaj Berishës.

Të fundit