Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi zbulon këshillën që i jep Ilir Meta si President

Monika Kryemadhi zbulon këshillën që i jep Ilir Meta si President

Që prej datës 24 korrik, kur Ilir Meta u betua si President i Republikës, mungojën daljet në publik mes tij dhe bashkëshortes Monika Kryemadhi, kjo ndoshta edhe për shkak se Kryemadhi është në krye të një partie opozitare dhe Presidentit duhet të jetë i balancuar nga palët pavarësisht raportit që mund të ketë me krerët e partive politike.

Por kjo nuk e pengon kreun e shtetit të këshillojë bashkëshorten e tij për mënyrën sesi duhet të bëjë politikë.

Monika Kryemadhi i tha gazetarit Lutfi Dervishi në emisionin ‘Përballë’ në RTSH se ndër këshillat që i jep Ilir Meta është që të jetë më pak agresive.

“Moderohu pak, më thotë”, u shpreh Kryemadhi. Ajo ka zbuluar gjithashtu edhe përgjigjen e saj. “Unë i them që nuk mund mund të moderohem kurrë më krimin e organizuar”, rrëfeu kryetarja e LSI.

Të fundit