Flash News

KRYESORE

Monika Stafa ikën nga AMA, do rikthehet në Top Channel?

Monika Stafa ikën nga AMA, do rikthehet në Top Channel?

Gazetarja Monika Stafa është pranë rikthimit në televizion. Duket se Stafa ka mbyllur eksperiencën në Autoritetin e Mediave Audiovizive ku drejtoi për rreth dy vite Këshillin e Ankesave.

Vetë gazetarja ka publikuar në Instagram një mesazh që i ka mbërritur në celular dhe ku flitet për kapitullin e ri.

"Të uroj një vit të mbarë, meriton të jesh atje më shumë se çdokush që mund të ketë qenë deri tani. Paç fat dhe shijoje! Një dolli për gazetaren më të mirë në botë, të përqafoj dhe më mungon shumë. Shko dhe hap një kapitull të ri. Ky vendim do të të bëjë shumë të lumtur", shkruhet në mesazh.

Ndonëse asgjë nuk është zyrtare, në disa portale po qarkullon lajmi se Monika Stafa do të rikthehet sërish në Top Channel.

Të fundit