Flash News

KRYESORE

Monika "vjedh" momentin e Klajdës, poston foton e vogëlushes dhe tregon emrin

Monika "vjedh" momentin e Klajdës, poston foton e vogëlushes
Sot, ish-deputetja Klajda Gjosha është bërë nënë për herë të dytë e një vogëlusheje. Ka qenë Nora Malaj e para ajo që ka dhënë këtë lajm e më pas Monika Kryemadhi që ka "zbuluar" gjithçka. Ndër të gjitha urimet e kolegeve të Klajdës, ai më i veçanti ishte i Kryemadhit, e cila duhet thënë se "i vodhi" momentin Gjoshës duke postuar foton e parë të vajzës dhe duke treguar dhe emrin e saj. E vogla e ish deputetes së LSI-së quhet Greis. Në postimin në Instagram, Monika ka shkruar: "Klajda u bë mama për herë të dytë! “E rrëmbeva” këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më emocionoi dhe mbushi me gëzim. Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra tjetrën si në ditët e bukura me diell edhe në ato të zymta me shi. Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis. Ne të duam shumë."
 
View this post on Instagram
 

Klajda u bë mama për herë të dytë! “E rrëmbeva” këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më emocionoi dhe mbushi me gëzim. Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra tjetrën si në ditët e bukura me diell edhe në ato të zymta me shi. Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis. Ne të duam shumë.

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi) on

Të fundit