Flash News

KRYESORE

Monitorimi i PD: Në rast të një Qeverie Basha, ja cilët do ishin 10 ministrat

Monitorimi i PD: Në rast të një Qeverie Basha, ja cilët do

Politiko.al ka monitoruar daljet e eksponentëve të Partisë Demokratike, me deklarata për shtyp, prej datës 20 korrik deri më 25 gusht. Me anë të këtij vëzhgimi, mekanik dhe të thjeshtë, Politiko ka dashur të skicojë një listë të ‘preferencave’ të Bashës, kryetarit të PD. Një lloj ‘qeverie të verës’ duke qenë se monitorimi mbulon pikërisht periudhën që njihet si ‘e pushimeve’.

Është në traditën e britanikëve që, opozita formon atë që quhet ‘qeveria hije’, me njerëz që marrin përsipër, sipas specialiteteve dhe njohjes publike, rolin e dublantit të ministrave të qeverisë zyrtare. Në njëfarë mënyre, njerëzit që Basha nxjerr në foltore janë edhe ‘ministrat hije’ të tij. Në një rast hipotetik, nëse Basha do të formonte qeverinë e opozitës, të themi në shtator, pjesa më e mirë e ‘folësve’ të tij do të ishin edhe anëtarë të ekzekutivit.

Sipas monitorimit të Politiko.al, 22 eksponentë të PD janë ngjitur në foltoren e selisë blu dhe kanë folur në emër të siglës dhe të kryetarit Basha, përveç të 23-it vetë, kryetarit të PD, cili ka regjistruar 3 dalje (takime me shtypin) gjatë kësaj periudhe.

Frekuenca e daljeve ndryshon, duke qenë se ka përfaqësues që kanë folur 1 herë në emër të PD, duke vazhduar me 2, 3, apo 4. Ka edhe dalje rekord që shkojnë në 8 herë.

Në një skemë gjithmonë hipotetike, duke ndjekur edhe parimin e ‘qeverisë së vogël’ që është traditë e forcave të djathta, 10 të parët e listës do të përbënin Qeverinë Basha.

 

 Lista e plotë dhe numri i daljeve:

 Enkelejd Alibeaj 8

Gazmend Bardhi 4

Albana Vokshi 4

Gent Strazimiri 4

Ina Zhupa 4

Jorida Tabaku 4

Edmond Spaho 3

Luciano Boçi 2

Edi Paloka 2

Lealba Pelinku 2

 Ervin Salianji 1

Lindita Metaliaj 1

Bardh Spahia 1

Endri Hasa 1

Dhurata Çupi 1

Dorian Teliti 1

Agron Shehaj 1

Grida Duma 1

Fatbardha Kadiu 1

Orjola Pampuri 1

Izmira Ulqinaku 1

Genc Pollo 1

 

“Qeveria Basha”

Lulzim Basha

Enkelejd Alibeaj  

Gazmend Bardhi  

Albana Vokshi  

Gent Strazimiri  

Ina Zhupa  

Jorida Tabaku  

Edmond Spaho 

Luciano Boçi  

Edi Paloka  

Lealba Pelinku  

Të fundit