Flash News

KRYESORE

Monitorimi me dron në akset rrugore, gjobiten 32 drejtues mjetesh

Monitorimi me dron në akset rrugore, gjobiten 32 drejtues mjetesh

Për shkak të ngarkesës së lartë të trafikut të mjeteve në aksin rrugor Kamëz- Fushë Krujë - Kurbin, forcat policore po kontrollojnë dhe po kryejnë rregullim trafiku.

Me qëllim garantimin e rrjedhshmërisë së trafikut, shërbimet e Policisë kanë synuar evitimin e parakalimeve të gabuara të mjeteve të drejtuesve, të cilët shmangen nga rreshti dhe kolona e mjeteve duke u bërë shkak për bllokime dhe vonesa.

Si rezultat i monitorimit me dron, janë konstatuar 32 drejtues mjetesh për të cilët është proceduar me vendosjen e gjobës për parakalim të gabuar dhe me pezullim të lejes së qarkullimit.

Drejtoria e Policisë Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, patrullat e Policisë Rrugore do vijojnë kontrollet me të gjitha mjetet logjistike që kanë në përdorim , me qëllimin e vetëm, rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

Të fundit