Flash News

KRYESORE

Montella drejt shkarkimit, Milan kërkon trajner të ri, negocion me Conte-n

Montella drejt shkarkimit, Milan kërkon trajner të ri, negocion me

Në rast të një tjetër rezultati negativ në derbin e radhës, përballë Interit, Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit në Milan. Dy humbje radhazi në kampionat, sidomos humbja në Milano përballë Romës, i kanë dhënë një goditje të fortë shpresave të trajnerit Montella, dke e rrezikaur seriozisht karrigen e tij te Milani.

Madje, e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ka zbuluar emrin e trajnerit të preferuar nga krerët e klubit nga San Siro.

Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte është trajneri i kërkuar nga “Rossonerët”, përcjell “lajmi.net”. Conte së fundmi ka pranuar se planifikon të rikthehet në Serie A. Dhe, Milan beson se mund ta bind që të angazhohet te ekipi nga San Siro.  

Të fundit