Flash News

KRYESORE

Montpellier, refugjati shqiptar sulmon me thikë ushtarin francez

Montpellier, refugjati shqiptar sulmon me thikë ushtarin francez

Një ushtar francez në Montpellier është sulmuar nga një grup shqiptarësh mesnatën e martës. Media franceze “Metropolitain” shkruan se ushtari u qëllua me thikë nga një refugjat shqiptar, i cili ishte së bashku me 15 refugjatë të tjerë, po nga Shqipëria.

Ushtaraku ishte duke ecur në rrugë dhe po shoqërohej nga një koleg i tij kur ndodhi ngjarja. Ndërkohë, miku i tij nuk mundi të ndërhynte pasi ishte bllokuar nga refugjatët e tjerë shqiptarë të cilët e kërcënonin me thikë.

Ata u grabitën nga grupi i të rinjve dhe më pas i plagosuri u dërgua për në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, asnjë arrestim nuk është bërë deri tani dhe as shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta.   

Të fundit