Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Monumentet e Kulturës në mëshirë të fatit, Kumbaro: Emergjenca kaloi!
Për minisren e Kulturës, Mirela Kumbaro, “faza e emergjencës së monumenteve kulturore është kaluar”, kur realiteti është krejt ndryshe. Shumë monumente kluture, jo këto katër vjet, por as këto 20 e ca vjet nuk kanë pasur asnjë investim serioz nga ky institucion dhe po degradohen dita – ditës. Urat e vjetra mesjetare në lumin Shkuimbi, po rrënohen, ca nga gërmimet e rësës nga firmat e pandërgjegjshme, e ca nga gjuetarët e thesareve. Po shkatërrohen Varrezat Ilire të Selcës së Poshtme, Pogradec, që datojnë shekulli III, para erës sonë. Asnjë investim, asnjë ndërhyrje. Po shkatërrohen kisha, po vidhen pjesë e interieri, ikona dhe objekte të tjera me vlerë. Në veri ka me dhjetëra shtëpi të klasifikuara të kategorisë A, të cilat po rrënohen. Në Durrës nga njëra anë zbulohen objekte të vjetra nga koha romake, Dako i betonizon ato që kanë qenë e të rejat që dalin në dirtë dhe ekspozon “mrekullinë” e tij, Veliera. Arkivat nuk janë dixhitalizuar, objekte të rëndësishme të trashëgimisë materiale po amortizohen e shkojnë drejt humbjes. etj. etj. Janë bërë disa investime por ato janë pak në krahasim me emergjencën dhe nevojën që kanë objekte të tjera.
Nuk mund ta quash të mbyllur këtë kapitull emergjence, vetëm se ti si ministri ke krijuar Qendra të Informimit Publik për Regjistrimin On-Line të Pasurive Kulturore Kombëtare. Nuk janë të shpëtuara vetëm se u regjistruan në internet apo online. Duhen investime serioze për të sphëruar pasuritë materiale, të prekshme.
Kumbaro thotë se “inventarizimi dhe dokumentimi kanë rol strategjik për mbrojtjen e pasurive kulturore, artistike dhe historike të trashëguara nga e kaluara”. Por nuk është gjithçka. Me sa duket Kumbaro po bën bilancin e punës së saj, pasi e mbylli detyrën e saj si ministre kulture dhe në shtator dikush tjetër do të ulet në atë karrige…