Flash News

KRYESORE

Monumentet e kulturës, më të rrezikuarat ura e Golikut dhe kisha e Gjon Pagëzorit

Monumentet e kulturës, më të rrezikuarat ura e Golikut dhe kisha

Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve dhe Drejtoritë Rajonale Kombëtare në të gjithë vendin janë duke monitoruar situatën e vështirë, shaktuar nga rreshje të dendura shiu, duke ndjekur orë pas ore situatën e objekteve të trashëgimisë në të gjithë vendin.

Jemi në situatë të jashtëzakonshme nga reshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave të IMK, Drejtoritë Rajonale Kombëtare, në bashkëpunim me bashkitë, emergjencat civile dhe Forcat e Armatosura , në gadishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke shprehur angazhimin e plotë në kontroll të situatës së jashtëzakonshme

Deri tani nga raportimet periodike nuk ka emergjenca në objektet e trashëgimisë, por situata të kontrollueshme në disa pika ku janë paraqitur probleme për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve masive. Është duke u monitoruar me kujdes Ura e Golikut, e cila është nga më të rrezikuarat. Një grup pune po inspekton dhe monitoron objektin. Gjithashtu problematike duket situata në Kishën e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës Monument Kulture, e cila është në zonë të përmbytur.

Forumi Bizantin (Macellum Forum), në Durrës për shkak të rreshjeve ka rrëshkitje të dherave dhe disa gurëve të mbushjes së trotuarit.

Zyra e Administrim Koordinimit Butrint, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkun Arkeologjik Apoloni, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik Bylis situata paraqitet e mirë dhe nuk ka dëmtime.

Të fundit