Flash News

E-TJERA

Mora pushkën dhe në konferencë dola

Mora pushkën dhe në konferencë dola

Presidenti Cek Milos Zeman tundi një automatik lodër, prej druri, gjatë një konference për shtyp të premten, si shaka për marrëdhënien e tij me median.

Automatiku ishte pjesë e një dhurate që Zeman mori gjatë vizitës së tij në rajonin Plzen. Dhurata kombinonte disa gjëra për të cilat ai njihet—dashurinë e tij për armët dhe pijen dhe marrëdhënien e tij ‘të varfër’ me median. Karikatori i automatikut ishte zëvendësuar me një shishe nga alkooli i tij i preferuar dhe në armë ishte gdhendur togfjalëshi “për gazetarët.”

Të fundit