Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Futbollisti i ekipit të Chelsea-t, Alvaro Moratta, është bërë baba për herë të parë.
Ditën e djeshme bashkëshortja e tij, Alice Campello solli në jetë binjakët, Alessandro dhe Leonardo.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur më i lumtur se kurrë dhe nuk ka nguruar të falenderojë edhe gruan e tij.
“Erdhi dita. 29 korrik 2018, një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Pritja ishte e gjatë, shumë e gjatë. Kanë kaluar vetëm 9 muaj, por për ne kanë qenë si 3 vjet. Unë nuk kam fjalë për t’ju falënderuar. Alice, faleminderit që më ke bërë dhuratën më të bukur dhe më të pabesueshme në botë. Çdo ditë që unë të njoh, falënderoj Perëndinë që të solli në rrugën time, sepse ti je guri i themelit më jetën time. Në këto muaj ti ke luftuar si një luaneshë dhe unë jam shumë krenar për ty. Net të shumta në spital, çdo ditë e dehidratuar, ditë të tëra së bashku në shtrat, pa qenë në gjendje të lëviznim, por në fund mbërriti çasti, mbërriti dhe ia vlen. Mirë se vini në botë, Alessandro dhe Leonardo. Unë kërkoj vetëm që të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur në sajë të dashurisë që “merr frymë” në shtëpinë tonë, në familjen tonë. Së fundi dua të falënderoj mjekët, të cilët na kanë ndihmuar në këto muaj të vështirë, dhe mbi të gjitha, të gjithë njerëzit që punojnë në spital, për dashamirësinë dhe ndjeshmërinë e tyre”, shkruan Moratta bashkangjitur fotove me binjakët.