Flash News

KRYESORE

Moratti bën analizën e Interit: Janë në rrugën e duhur!

Moratti bën analizën e Interit: Janë në rrugën e duhur!

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur në lidhje me situatat aktuale që po kalon skuadra zikaltër. Ai mendon se ish-ekipi i tij është në rrugën e duhur.

“Ndodhemi në duar të sigurta, pronarët aktualë kanë disponibilitet dhe ndjeshmëri për Interin. Rikthimi im? Nuk më ka shkuar kurrë në mend për t’u kthyer, është një kapitull shumë i bukur, por tani ka në drejtim njerëz që e shikojnë të ardhmen në mënyrën e duhur.

E mohoj mundësinë e rikthimit në krye të Interit. Njerëzit afër mejë më kërkojnë që të blej përsëri Interi, sepse mendojnë se do kënaqesha shumë. Sigurisht që do më pëlqente të kisha të njëjtën kohë të momentit që mora drejtimin e klubit, por Interi ndodhet në duar të sigurta tani“, tha Massimo Moratti.

Të fundit