Flash News

KRYESORE

Moratti kundër Lukakut: Nuk krahasohet me Higuainin!

Moratti kundër Lukakut: Nuk krahasohet me Higuainin!

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk ka dalë i zhgënjyer nga ndeshja e humbur nga ish-klubi i tij kundër Juventusit me rezultatin 1-2. Ai mendon se zikaltrit po nisin një cikël të ri me trajnerin Antonio Conte.

Lukaku - "Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Interin, në pjesën e dytë Interi ra. Lukaku ka ende nevojë për kohë që të përshtatet me futbollin italian, nuk mund ta krahasoj me Higuainin. Ai ka nevojë për kohë, ishte më shumë agresiv në Angli".

Titulli - "Skuadrat duhet të kenë vazhdimësi dhe shpresoj si interist që ekipi i ka këto karakteristika për të rivalizuar dhe synuar titullin, pavarësisht se Juvja është shumë e fortë".

Conte  - "Me Conten ka një frymë profesionalizmi, vazhdimësi në stërvitje, forcë dhe karakter. Sensi dhe Barella e kanë ndryshuar shumë Interin, janë të fortë, të gjallë dhe ndryshojnë ndeshjen. Skuadra po nis një cikël të ri me Conten. Trajneri është shumë i rëndësishëm, më pas duhet të kesh një skuadër të fortë pas vetes. Conte është një goditje e mirë".

 

Të fundit