Flash News

KRYESORE

Moratti shtyn Interin për një super operacion në merkato!

Moratti shtyn Interin për një super operacion në merkato!

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka përjashtuar një rikthim të mundshëm në Serie A. Meqë në janar do të jetë lojtar i lirë, suedezi po mendon të luajë për të paktën një sezon e gjysmë tek Interi.

Alexis Sanchez do të mungojë rreth 3 muaj për shkak dëmtimi, kështu që klubi zikaltër e ka seriozisht për Ibrën. Për të nxitur akoma edhe më shumë spekulimet, por edhe vullnetin e Interit, ka menduar ish-presidenti Masimo Moratti, i cili për “Sport Mediaset” ka deklaruar se do ta bënte një çmenduri, po të ishte ende president i klubit.

"Padiskutim që është një farë ekuilibri që duhet mbajtur dhe lojtarët që janë atje duhen respektuar, por personalisht do ta bëja çmendurinë për të rikthyer", ka deklaruar Moratti.

Të fundit