Flash News

KRYESORE

Moratti: Tentova Messin tek Interi, ai është mirënjohës që nuk e mora

Moratti: Tentova Messin tek Interi, ai është mirënjohës

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka zbuluar një prapaskenë interesante merkatoje për kohën kur ka drejtuar klubin zikaltër. Bëhet fjalë nga viti 1995 deri në vitin 2013. 74-vjeçari asnjëherë nuk është kursyer për skuadrën e tij të zemrës.

Ai madje ka tentuar edhe blerjen e gjeniut të futbollit, Leo Messi, për të cilin është dorëzuar shpejt dhe Messi, sipas tij, i është mirënjohës për këtë.

“Tentova ta transferoja Leon e vogël, por mësova që Barcelona po e ndihmonte për problemet shëndetësore që ai kishte. Sapo e mora vesh këtë detaj, hoqa dora dhe e lashë të qetë. Di që ai më është shumë mirënjohës për këtë që bëra", është shprehur Moratti.

Padiskutim që po! Te Barcelona ai ka fituar 6 herë "Topin e Artë".

Të fundit