Flash News

KRYESORE

Morën peng të riun, arrestohen 3 persona në Elbasan

Morën peng të riun, arrestohen 3 persona në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen se kanë marrë me forcë një 25-vjeçar dhe e kanë kërcënuar.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Burime zyrtare shprehen se në pranga përfunduan Arben Raxha, 48 vjeç, Bekim Raxha, 21 vjeç, Erion Kaçuli, 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan.

Të arrestuarit akuzohen se kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe kanë kërcënuar shtetasin me inicialet A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan. Ata do të akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Të fundit