Flash News

KRYESORE

Mori hak ndaj personave që e rrahën, Fero lirohet pas arrestimit

Reperi Fero, pak ditë më parë u sulmua nga 5 persona në mesnatë teksa po dilte nga një qendër tregtare.

Pas kësaj ngjarje, Fero bashkë me menaxherin dhe truprojën e tij u arrestuan nga policia ditën e djeshme pasi ishin hakmarrë ndaj personave.

Por mesa duket reperi është liruar, pasi pak minuta më parë ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku ka lajmëruar publikun se janë liruar.

“Sapo u liruam, Gang Gang”, shkruan Fero bashkangjitur me foton.

Reperi, menaxheri Met Elshani si dhe truproja e tij që u arrestuan ditën e djeshme, pritej që të mbaheshin 48 orë në para burgim derisa të kryheshin procedurat.

 

 

 

Të fundit