Flash News

KRYESORE

Mori para në këmbim të certifikatës, arrestohet 34-vjeçari

Mori para në këmbim të certifikatës, arrestohet

Pas videos së publikuar një ditë më parë në emisionin "Stop" të televizionit Klan, Seksioni për Hetimin e Korrupsionit pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Tiranë ka ndaluar një shtetas.

Ndalimi i tij u bë pasi 34-vjeçari me detyrë administrator i një shoqërie punësimi, mori nga një shtetas 320 Euro për ta pajisur më pas me një certifikatë trajnimi për përfundimin e një kursi profesional pa kaluar më parë testin teorike apo praktik.

 Pas kryerjes së hetimit është verifikuar se certifikata e lëshuar nuk është regjistruar në regjistrin e amzës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 70 certifikata kursi profesional dhe 2 regjistra amze.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale " Korrupsion pasiv në sektorin privat " dhe " Falsifikimi i dokumenteve", parashikuar nga nenet 164/b dhe 186 të Kodit Penal.

 

Të fundit