Flash News

KRYESORE

Morinë, bllokohet një sasi mallrash dhe ilaçesh kontrabandë

Morinë, bllokohet një sasi mallrash dhe ilaçesh

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, specialistë të strukturave të Shërbimit Doganor Shqiptar kanë bllokuar një sasi mallrash dhe ilaçesh kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në automjetin furgon të tipit “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit me inicialet R.LL., pas kontrollit në skaner ka rezultuar se në brendësi të mjetit ishin fshehur mallra të padeklaruara.

Gjatë kontrollit  të ushtruar ka rezultuar se ishin fshehur një sasi e konsiderueshme ilacesh. Menjëherë strukturat e Doganës kanë bërë bllokimin e këtij shtetasi dhe të mjetit. Procedurat i janë percjellë Hetimit Doganor dhe Policisë për ndjekje të mëtejshme.

Të fundit