Flash News

KRYESORE

“Mos bëj si halabak, mos prek punonjësit”, Gramoz Ruçi fyen kreun e opozitës dhe ndërpret seancën

“Mos bëj si halabak, mos prek punonjësit”, Gramoz

Ka nisur me tensione seanca e sotme e Kuvendit, ku pas kontrollit të paprecedentë të ushtruar në hyrje të godinës ndaj deputetëve të opozitës, kryetari Gramoz Ruçi nuk ka lejuar të falsë në foltore kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Spaho ngriti shqetësimin për ekstradimin e Nazer Seitit, financieri i bandës së Habilajve, por Ruçi e ka konsideruar si temë jashtë rendit të ditës, duke i ndërprerë fjalën.

Ky vendim shkaktoi pakënaqësi te kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili u ngrit nga vendi i tij për t’i kërkuar Ruçit t’i kthejë fjalën deputetit Spaho.

“Mos bëj si halabak. Mos bëj si halabak po të them. Bëj liderin. Mos i prek punonjësit e gardës”, ishin fyerjet e Ruçit ndaj Bashës, duke ndërprerë më pas seancën, e cila kishte vetëm disa minuta që kishte nisur.

Vendimi i paprecedentë i Gramoz Ruçit, kërkon nga Garda të bëjë kontroll të rreptë për deputetët e opozitës

Deputeti nxjerr dokumentin: Ministrja kërkoi informacion për Nazer Seitin. I ekstraduari është martuar me kushërirën e Habilajve 

Të fundit