Flash News

KRYESORE

‘Mos bëni si Trump’, Ariana Huffington flet për rëndësinë e gjumit

‘Mos bëni si Trump’, Ariana Huffington flet për

Marrëdhënia jonë me teknologjinë e ka bërë më të vështirë të shkëputemi dhe të pushojmë apo të gjejmë pak kohë për veten. Në të njëjtën kohë dhe mungesa e gjumit e bën më të vështirë aktivitetin tonë gjatë ditës.

Shembulli më i keq është ai i Donald Trump, i cili në librin e tij ‘Think Like a Billionaire’ thotë se fle vetëm 3-4 orë në natë dhe përkrah konceptin që një person nuk duhet të flerë më shumë se duhet.

“Donald Trump duhet të ndahet nga telefoni i tij gjatë natës, të bëjë një gjumë të plotë dhe të ndalë tëeeting në mes të natës … ai është personifikimi i mungesës së gjumit”, tha Huffington për CNBC në Davos të Zvicrës të martën, shkruan Business Mag Albania.

“Mungesa e gjumit e bën Trump të shfaqë të gjitha simptomat e pagjumësisë kronike, si humbja e kujtesës, pamundësia për të përpunuar informacionet më të thjeshta,” shton ajo.

Së fundmi ajo ka postuar një video në Instagramin e saj, ku rekomandon “Nuk do të ishte keq që Presidenti të flejë pak këtë fundjavë.”

“Nëse Trump do të flinte 8 orë në ditë dhe të mos përdorte telefonin në mes të natës, për të paktën 4 vitet e ardhshme bota do të ishte më e mirë… prandaj unë ju rekomandoj që të mos bëheni si Trump”.

Të fundit