Flash News

KRYESORE

“Mos bini pre e kurthit të një parlamenti njëngjyrësh”; Bushati kundër Ramës, thirrje qytetarëve të Kosovës për bashkim

“Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të bashkohen rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar.”

Kjo ka qenë thirrja e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, pas zgjedhjeve serbe, reagim ky i cili mesa duket bie ndesh me kryeministrin Rama dhe Ministrin e Jashtëm Gent Caka.

Bushati tregon se unifikimi është mënyra e vetme për ndalimin e asimilimit.

“Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të bashkohen rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar. Duhet ndaluar asimilimi! Kurthit të numrave në një parlament njëngjyrësh që ka pak lidhje me një vend Europian duhet t’i vihet përballë platforma e të drejtave të tyre!”, shkruan Bushati.

Kujtojmë se, Tirana zyrtare u angazhua së tepërmi me thirrjet ndaj qytetarëve kosovar nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për marrjen pjesë në zgjedhjet serbe. Pavarësisht bojkotimit të tyre nga opozita serbe, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj shkoi në Luginën e Preshevës për të unifikuar partitë shqiptare, ndërsa Edi Rama i bëri thirrje atyre për të dalë në zgjedhje.

Të fundit