Flash News

KRYESORE

Mos-dekretimi i Lleshit, Presidenca: Meta gati të shkojë në Parlament të japë arsyet

Mos-dekretimi i Lleshit, Presidenca: Meta gati të shkojë në

Zyra e medias së Ilir Metës i ka thënë emisionit ‘Opinion’ se Presidenti është gati të organizojë një mbledhje të parlamentit për të treguar arsyet e mos-dekretimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

“Presidenti është i gatshëm t'i thotë arsyet në një mbledhje të parlamentit me dyer të mbyllura ose nesë parlamenti gjykon se [dyert] duhet të jenë të hapura, atëherë i thotë me dyer të hapura”, i tha gazetarit Fevziu zyra e mediave të kreut të shtetit.

Deri tani, arsyet nuk janë bërë të ditura, por organizimi i një mbledhje të tillë nënkupton se informacionet e marra nga Presidenti janë të klasifikuara dhe nuk mund të thuhen për publikun e gjërë.

Të fundit