Flash News

KRYESORE

Mos dekretimi i Sandër Lleshit, Rama 90 minuta në zyrën e Ilir Metës

Mos dekretimi i Sandër Lleshit, Rama 90 minuta në zyrën e Ilir

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretonte Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm, ka ardhur edhe lëvizja e kryeministrit Edi Rama.

Në orën 11:30, kryeministri Rama ka mbërritur në godinën e Presidencës ku ka zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin Ilir Meta. Takimi i cili zgjati afro 1 orë 30 minuta ndërsa me gjasë në fokus të bisedës do të jetë çështja e Sandër Lleshit. Mësohet gjithashtu se takimi u mbajt me kërkesë të kryeministrit.

Politiko.al raportoi se Presidenti i ka dërguar një letër kryeministrit ku i ka bërë të ditur edhe arsyet e refuzimit të dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Të fundit