Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
“Mos e dridh si Likja”, Rama i përgjigjet komentit të qytetarit
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentit të një qytetari në faqen në “Facebook”, i cili i kërkonte t’i qëndronte fjalëve që kishte dhënë dhe të mos e dridhte si Ilir Meta.
Rama duke kërkuar të qetësojë simpantizanit dhe të gjithë socialistët, shkruan se nuk do të ketë as “dridhje e as dredhje, por zgjedhje në 18 qershor”.
Komenti i qytetarit: “Z.Kryeministër. Më duket se ke filluar po bëhesh politikan karriere .Se të jetë për popullin të gjithë e dinë që dialogu për të përmirësuar jetën tonë bëhet në Parlament, as në restorant dhe as te çadra. Kështu që qëndroi atyre që ke thënë mos e dridh si "Likja". Lëre PD të çadra se dhe atje e ka shumë dhe vazhdo puno për hallet e popullit dhe jo për hallet e Saliut.”
Përgjigjja e Ramës: “Ma lër mua të mbaj hallet e popullit në kurriz se e kam për detyrë, ti lexoje prapë çfarë kam shkruar dhe do të kuptosh që s'ka as dridhje as dredhje, po zgjedhje në 18 qershor.”