Flash News

KRYESORE

Mos e karikoni telefonin gjatë natës

Mos e karikoni telefonin gjatë natës

Të karikosh telefonin ndërkohë që je duke fjetur mund të duket efikase, por kjo mund të dëmtojë paisjen.

Sipas The Neë York Times, e cila ka shtruar pyetjen a duhet apo jo të karikohet smartphone-i gjatë natës? Përgjigja që është marr ka dy aspekte.

Smartphone-ët janë dizenjuar për të dalluar kur bateria është e mbushur, dhe në këtë pikë ajo duhet të ndalojë së marri më shumë energji elektrike. Gjithsesi, karikimi i vazhdueshëm i telefonit mund ta konsumojë atë.

Ndërkohë që bateria e telefonit karikohet, rryma elektrike kalon me shpejtësi të ndryshme brenda baterisë. Kjo e ndihmon baterinë të karikohet më shpejt, por ky proces gjithashtu i prish më shpejt bateritë me jon dhe litium sesa kur rryma kalon në bateri me të njëjtin ritëm.

Hatem Zeine, themelues i kompanisë së karikimit me wireless Ossia, ndau disa rekomandime me the Times:Sigurohuni që telefoni juaj mos të nxehet, dhe mundohuni t’i karikoni pajisjet tuaja me karikues jo shumë të fuqishëm – p.sh përdorini një karikues iPhone-i për të karikuar iPadin tuaj.

Ata konsumatorë të cilët i mbajnë telefonat e tyre për jo më shumë se dy vjet – kjo është dhe jetëgjatësia e planifikuar e përdorimit – janë të lirë ta karikojnë telefonin e tyre gjatë natës. Por për ata që duan ta ruajnë telefonin e tyre për një kohë më të gjatë duhet të jenë të kujdesshëm me karikimin për të shmangur gërryerjen e madhe të materialit.

 

Të fundit