Flash News

KRYESORE

“Mos e rruaj...”/ Doli në përgjimet e ‘Bild’, Saimir Tahiri pranon bisedën dhe kërkon ndjesë

“Mos e rruaj...”/ Doli në përgjimet e ‘Bild’,

Reagon ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u përmend mes 10 përgjimeve të reja të publikuara dje nga media gjermane ‘Bild’.

Në fillim të bisedës, është deputeti Qefalia që flet me shefin e Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ky i fundit e falënderon Robert Agën për angazhimin dhe punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës të organizuara më 11 shtator 2016, ndërsa bie në sy edhe fjalori jo etik i përdorur nga një ministër në atë kohë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tahiri reagon duke kërkuar fillimisht ndjesë për fjalorin, ndërsa mohon se në atë bisedë flitet për shitblerje votash.

“Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te përshtatshëm qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.

Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverie, ne akte publike a sjellje te perditshme. Por perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.

Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulimi tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.

Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.

Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.

Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!

Ndjese sinqerisht per fjalorin!”, shkruan Tahiri.

Video/ Shit-blerja e votave: Tahiri falenderon shefin e policisë: “Mos e rruaj k***n”

Të fundit