Flash News

KRYESORE

"Mos fitoni më ndeshje",- Klopp i kthen përgjigje tifozit të vogël

"Mos fitoni më ndeshje",- Klopp i kthen përgjigje tifozit

Anglezët mbeten të mrekullueshëm për mënyrën se si e shijojnë futbollin. Një djalosh 10-vjeçar, tifoz i United, i ka çuar një letër të veçantë teknikut gjerman Jurgen Klopp. "Të lutem, mos fitoni më ndeshje".

Përgjigjja e teknikut ka qenë e menjëhershme. "Fatkeqësisht, në këtë rast unë nuk mund ta pranoj kërkesën tuaj, jo në këto kushte. Sa më shumë që ju dëshironi që Liverpool të humbasë, është detyra ime të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar Liverpoolin të fitojë, pasi ka miliona njerëz në të gjithë botën që duan që kjo të ndodhë, kështu që unë me të vërtetë nuk dua t’i lë ata në baltë.

“Për fat të mirë për ju, ne kemi humbur ndeshje në të kaluarën dhe do të humbasim ndeshje dhe në të ardhmen, sepse ky është futbolli.

“Problemi është kur jeni 10 vjeç, ju mendoni se gjërat do të jenë gjithmonë siç janë tani, por nëse ekziston një gjë që mund t’ju them si një 52-vjeçar që jam, është se kjo nuk do të ndodhë përfundimisht”, - shkruan Klopp.

Të fundit