Flash News

KRYESORE

“Mos fol shqip në lokalin tim”, grekun e bëjnë për spital

“Mos fol shqip në lokalin tim”, grekun e bëjnë

Pronari i një lokali në Greqi pësoi lëndime dhe u detyrua të shtrohej në spital pas përplasjes me dy shqiptarë. Ngjarja ndodhi në Pirgos dhe shkak i konfliktit ishte debati për gjuhën shqipe. Sajti grek ilialive.gr raportoi se ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën Kairaskaki.

Dy shqiptarë ishin ulur në lokal dhe po flisnin në shqip. Por kjo gjë nuk i pëlqeu djalit të pronarit grek, i cili u shkoi në tavolinë dhe u tha se po i bezdiste duke dëgjuar këtë gjuhë.

Një debat nisi mes palëve, ndërkohë që situate nuk u qetësua. Me dy shqiptarët u bashkua një i tretë, e ata vazhduan të bisedonin. Pronari u kërkoi që të largoheshin, por kjo i acaroi ata dhe e qëlluan. Në vendngjarje shkoi edhe policia që arrestoi një prej personave të përfshirë në konflikt.

Të fundit