Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
‘Mos hapja e negociatave gabim historik’, Conte: Italia do të luftojë për të dy vendet
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte gjatë konferencës të përbashkët me homologun Zoran Zaev tha se vendimi i KE për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë është gabim historik. Ai shprehu gatishmëri të shtetit italian për mbështetje ndaj të dyja vendeve.
Conte po ashtu theksoi se duhet të gjendet mënyra për korrigjimin e këtij gabimi, pa harruar të përmendë faktin se Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi i 30, pjesëtar i NATO-s.
"E vështirë të kuptoj këtë vendim. Integrimi i vendeve të Ballkanit është një përgjegjësi për BE nga e cila nuk mund të tërhiqet. Mbledhja e Këshillit Europian në muajin nëntor është një mundësi për të reflektuar mbi këtë vendim të nevojshme e të mundshëm. Italia do të jetë përherë në krah të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut", u shpreh Conte.