Flash News

KRYESORE

"Mos harro të varësh babain tënd!", Berisha i kujton Ramës: Çfarë më the në mitingut e ’91-shit.

"Mos harro të varësh babain tënd!", Berisha i kujton

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, me vetëbesim në memorien e tij, i kujtoi Ramës se çfarë i ka thënë në një miting në vitin 1991.

"Përmende një miting të datës 10 janar 1991, memoria ime është memoria ime. Është e vërtetë që ke ardh me dy vetë siç përmende, por çfarë më tha.

"Unë nuk flas si ti, butë", më tha. Me tha, "po të isha unë në vendin tënd, do thoja që në çdo shtyllë të varet një komunist".

"Thuaj"- i  thashë, por mos harro të thuash që të varësh dhe babain tënd.

“Do ta them edhe atë”-më tha", u shpreh Berisha, duke shtuar se kjo ka qenë e vetmja bisedë me Ramën. 

Të fundit