Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lulzim Basha
Sot është dita e 13-të që 11 kuksianë të pafajshëm mbahen në burg nga banda kriminale dhe e korruptuar e autokratit Rama. 11 njerëz të varfër, të shpërfillur, të dhunuar, të rrëmbyer nga shtëpitë e tyre nga policia dhe nga prokuroria politike Rama-Marku janë në burg. Ky kryeministër, i cili vrasësit dhe përdhunuesit i bëri deputetë, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë, i do në pranga 11 kuksianët dhe gjithë kuksianët e ndershëm. Ky parlament që mbron me zell trafikantin ndërkombëtar të drogës Saimir Tahiri, i do në qeli 11 kuksianët e pafajshëm.
Ky kryeministër dhe ajo prokurore që lanë të arratiset Arben Çekën e 613 kg kokainë kolumbiane, i duan të shtypur kuksianët dhe të gjithë qytetarët që ngrejnë zërin.
Ky kryeministër dhe ky ministër i Brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge i duan në burg baballarët dhe vëllezërit në familjet e thjeshta shqiptare dhe kuksiane.
Njëmbëdhjetë kuksianët e burgosur janë turpi dhe fundi i një këtij parlamenti që ka treguar se nuk ka problem as vrasësit, as përdhunuesit, as kriminelët por nuk mund të tolerojë ata që ngrejnë zërin për të drejtat dhe dinjitet.
Nga ky parlament dua t’iu drejtohem sot të gjithë shqiptarëve, dua t’i drejtohem sot të gjithë qytetarëve: Mos i harroni kuksianët. Ata janë ende në burg, liria dhe dinjiteti i tyre janë ende të dhunuar, ndaj nuk duhet t’i harrojmë. Sepse harresa dhe indiferenca e njerëzve janë ato që i mundësojnë autokratëve të dhunojnë dhe plaçkisin popullin e tyre.
Indiferenca, heshtja, frika, hezitimi ynë janë fuqia më e madhe e plaçkitësve të inkriminuar si Edi Rama. Ndaj sot dua t’i shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që këto ditë ngritën zërin dhe të gjithë atyre që protestuan kundër qeverisë dhe policisë shtypëse, në mbrojtje të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të kuksianëve dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm.
Aty, ne ishim dhe jemi të gjithë kuksianë, sepse jemi të gjithë shqiptarë, sepse jemi të gjithë njerëz.
Ata treguan se në këtë vend ka ende shpresë, treguan se në këtë vend ka ende kurajo. Por mbi të gjithë ata i qëndruan besnik një të vërtete të madhe, që aq mirë e ka përkufizuar Marthin Luther King Jr.: Padrejtësia diku është një kërcënim për drejtësinë kudo.
Padrejtësia ndaj kuksianëve është kërcënim për drejtësinë në çdo cep të Shqipërisë. Siç ishte padrejtësia ndaj banorëve të Shkozës dhe Himarës që ju shembën shtëpitë, siç është padrejtësia ndaj familjeve të varfëra që u hoqën nga ndihma ekonomike, siç është ndaj historisë dhe kulturës sonë me planin korruptiv dhe kriminal për shembjen e Teatrit Kombëtar, siç është padrejtësia ndaj bizneseve të vogla me TVSH-në, siç janë mijëra padrejtësi që ju ndodhin çdo ditë qytetarëve shqiptarë në çdo cep të Shqipërisë.
Ndaj ne nuk duhet të tolerojmë asnjë padrejtësi kudo që ajo ndodh, sepse ajo është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri.
Nga kjo sallë dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Nga kjo sallë i bëj thirrje çdo shqiptari të mos presë që të bëjnë dhjetëra, qindra, mijëra, miliona, por të tregojë se secili, me mënyrën e tij të reagimit të reagojë secili kundër padrejtësisë kudo e sheh.
Këto përpjekje do të përbëjnë një goditje fatale, shkatërrimtare, për këtë regjim grabitqaro-kriminal që kemi në krye të vendit.
Të gjithëve dua t’ju kujtoj fjalët e Robert Kenedit: “Sa herë që një njeri ngrihet për një ideal, apo kryen një akt që përmirëson fatin e të tjerëve, apo godet kundër padrejtësisë, ai përçon një valëz të vogël shprese, dhe të nisura nga miliona qendra energjie dhe guximi, këto valëza takojnë njëra-tjetrën dhe bëjnë bashkë një valë që mund të rrëzojë edhe muret më të fuqishme të shtypjes dhe të padrejtësisë”.
Prandaj le të bëhet gjithësecili nga ne gjenerator energjie dhe guximi, të gjithë bashkë të krijojmë atë valë të pathyeshme energjie, që do të shembë deri në tullën e fundit, murin e krimit, korrupsionit dhe autokracisë kriminale që sundon sot në Shqipëri.
Duke nisur me ditën e sotme, duke nisur këtu, nga kjo sallë, ku nuk mund të vazhdojë dhe nuk do të vazhdojë më për asnjë sekondë ky Parlament pa nxjerrë nga salla njeriun që përdori fjalorin më të ndyrë kundër popullit të tij.
Ky është kumti i një populli që nuk mund të pranojë kurrë një sundimtar.
*Fjala e plotë e Kryetarit të PD në Kuvend.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38