Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Alfred Lela
Duhet të stepemi ndonjëherë para gjasës që ia përcjellim publikut se Kryeministri Rama i krijon ngjarjet që të fshehë faktet. (Në gjuhën e komunikimit politik këto quhen pseudongjarje). Sepse, ngjarjet janë aq të shumta sa duket se e kapërcejnë çdo aftësi për djallëzi dhe kreativitet marrë së bashku.
A mos është e kundërta, dhe shefit të Qeverisë i kanë rrëshqitur, jo vetëm ngjarjet nga dora, por edhe dora nga ngjarjet. Do të thotë: A mos KM i Shqipërisë është futur në jermin që i kap të gjithë autokratët, udhëheqësit që e humbin kontaktin me realitetin dhe janë në kërkim të frymëzimeve përtej njerëzore, përtej objektive etj?
Në një gjendje të tillë neronike duke se z. Rama është duke kërkuar frymëzime më shumë se logjikë për ta mbajtur në dorë atë timon, tepsi dhe kazan që i kërkoi me aq ngulm në zgjedhjet e qershorit të 2017.
Edhe konflikti me Presidentin Meta ngjan si përpjekja për të dalë nga një labirint duke çarë përpara si Minotauri ndërkohë që zgjidhja është të ecurit pas. Nëse e shikon arsyetimin që Presidenti i ka bërë mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Brendshëm, ai mund të merret fare mirë si një dokument i shtetbërjes. Një prej të paktave që figurojnë në arkivat e tranzicionit shqiptar. Në ato pak faqe jepen arsye dhe arsyetime, shtet dhe pushtet, logjikë dhe urti. Në atë dokument gjendet ajo gjendje që shqiptarët e përshkruajnë në fjalorin e tyre silogjik me togfjalëshin "i vjen era shtet".
Përballë këtij dokumenti kemi Edi Ramën, shefin e Qeverisë dhe të Rilindjes, i cili erdhi në pushtet me sloganin 'ne bëjmë shtet'. Nëse e krahason dokumentin presidencial me jermin e demarshit qeveritar kupton se z. Meta është duke shërbyer, ndër të tjera, edhe si një balancues i shfrenimit që, ngut e përmut, ka krijuar një pseudongjarje me zhurmë të madhe dhe moskuptim, por pa thelb. Në mos qoftë thelbi i saj mjegulla për të mbuluar silletin e një qeverie të rënë me dy javë protesta studentore.
Më flagrantja ndër shkeljet është hetimi një ditor i DSIK, i cili i ka siguruar Gent Cakajt një certifikatë sigurie që i jep akses në dokumente top secret, përfshirë këtu informacione, jo vetëm të brendshme, por edhe të NATO-s.
Se sa qesharak është ky vetting i DSIK mjafton një episod: Nëse aplikon për punë në një kompani amerikane, aspak e lidhur me sigurinë apo shtetin, pasi ke fituar, të kërkojnë dy javë kohë për të bërë një 'background check'. Një lloj vettingu civil. Në Tiranë një ministri, që nuk është deputet, që e ka të dytën shtetësinë shqiptare, e merr vetëm në një ditë.
Mungesa e seriozitetit është e dyfishtë: çfarë ideje na krijon kjo shpejtësi për DSIK si organ vettingu krijuar me zhurmë si pjesë e reformës në drejtësi?
Presidenti ka elaboruar edhe teza të tjera të interesit shtetëror e kombëtar në letrën e refuzimit për dekretin e Cakajt. Më e ashpra prej tyre është se nuk mund të ndërrosh kalin e betejës në prag të negociatës më të madhe të vendit, asaj për çeljen e procesit të anëtarësimit në BE.
Jemi në kushtet kur Presidenca ka një dokument që ia bën betejën në publik, ndërsa Qeveria një jerm. Njerëzit kanë tendencën të ndjekin jermin, ngaqë është i paparashikueshëm dhe i lëvizshëm, por te dokumenti gjendet e vërteta.
Në fund, mos i kërkoni Presidentit atë që e keni humbur te Zoti.