Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Mos je nxitësi i akuzave nga Haga ndaj Thaçit e Veselit?", Kryemadhi aludon pas vizitës së Ramës në Kosovë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministri Rama pas vizitës së tij në Kosovë, duke thënë se cenoi integritetin e Kosovës. Në një intervistë në “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi ngreh dyshime se Rama mund të jetë nxitësi i aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit nga Gjykata e Hagës.
"Unë shqetësohem për Hashim Thaçin e Kadri Veseli , ashtu siç jam shqetësuar edhe për Haradinaj dhe ushtarët e UÇK dhe jam me ata që e kanë lartë atë tokë me gjak për lirinë dhe i dolën për zot Kosovës atëherë kur nuk i dilte për zot asnjë. Frikë nuk kam për ta, pasi falë tyre kemi një shtet të ri e të pavarur. Sa herë Rama shkon në Kosovë ka diçka. Mos vallë Rama është nxitësi i akuzave ndaj Thaçit e Veselit? Ndoshta dhe kjo mund ta bëjë për të konfiguruar figurën e tij si lider në Ballkan. Vizita e Ramës në Kosovë cenoi integritetin", tha Kryemadhi.