Flash News

KRYESORE

“Mos konsumoni pije energjetike”, kush është deputetja e PS që “e humbi” sot në Kuvend

Që në nisje të seancës parlamentare, deputetët e mazhorancës kanë diskutuar pikën e parë të rendit të ditës, projektligjin “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit'', të ndryshuar”.

Deputetët e PS kanë apeluar prindërit kryesisht që të jenë të kujdesshëm në moslejimin e fëmijëve të tyre, për konsumimin e këtyre pijeve alkoolike dhe atyre energjike, për shkak se janë të dëmshme për shëndetin.

Mirëpo, deputetja e PS, Milva Ikonomi duket se e ka ‘humbur’ për pak gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit kur sqaronte ndryshimet në ligjin e ri për pijet energjike, duke i cilësuar ato si “pije energjetike”.

“Ky projektligj synon të kryejë një ndryshim që ka të bëjë me kufizimin e pijeve energjetike dhe atyre që kanë sheqer të tretur”, është shprehur deputetja, në dukje si një lapsus i momentit.

Të fundit