Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
‘Mos më detyroni t’u fik dritën e ekraneve’, deputeti reagon pas paralajmërimit të Ramës: Media na ndihmon të kuptojmë botën, kur qeveritë gënjejnë
Deputeti i opozitës parlamentare Erion Piciri ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Gjatë nisjes së fjalës së tij, Rama u ndal fillimisht te një paralajmërim për mediat, që të mos lejojnë të dezinformojnë publikun me informacione të rreme në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, në të kundër tha se do të vendosë në lëvizje mekanizmat për t’ua fikur dritën e ekraneve.
Deputeti Piciri e quan të pavend paralajmërimin e tij, duke theksuar se pa mediat nuk mund të mësojmë realitetin, atë që qeveria fsheh dhe duke sjellë konkretisht rastin e tërmetit shkatërrues.
“Nga mediat kupton se qindra pallate kanë dalë jashtë përdorimit dhe ende nuk ka një nisje hetimesh për lejet e dhëna të ndërtimit dhe funksionimit”, nënvizon Piciri.
Reagimi i plotë
“TËRMETI QEVERITAR NDAJ INFORMIMIT PUBLIK
Paralajmërimet për mbyllje mediash janë një tërmet i patolerueshëm qeveritar ndaj informimit dhe interesit publik, një tentativë për fshehje të së vertetës, për të mjegulluar ndarjen midis fatkeqësisë natyrore dhe fatkeqesisë politike që i ka rënë vendit tonë. Tendenca për monopolizim të pushtetit dhe informimit publik shenjë e degradimit politik. Kjo sjell fatkeqësi.
Media na ndihmon të kuptojmë botën ku jetojmë, kur qeveritë gënjejnë, kur nuk kanë ekipe të specializuara në raste krizash, kur kanë dhënë leje dhe nuk kanë verifikuar sigurinë e ndertimeve që kanë licensuar. Nga mediat kupton se qindra pallate kanë dalë jashtë përdorimit dhe ende nuk ka një nisje hetimesh për lejet e dhëna të ndërtimit dhe funksionimit. Sikur disa media të ishin më të lira se ç'janë, qeveritë e korruptuara do binin më shpejt, shteti do funksiononte më mirë, qytetarët do ishin më të sigurtë.
Një vend mund të rrijë dhe pa qeveri, por pa media kurrsesi. Qeveritë tona kanë qënë gjithnjë barrë, shkelëse të ligjit dhe të rregullave, toleruese të pandershmerisë, çmim që e paguajnë njerëzit e thjeshtë me ndërtime pa standarde, me jetë dhe pasuri të shkuara dëm si pasojë e nje shteti të munguar në kohë. Prandaj qeveria të punojë, të justifikojë pagën e saj dhe të ulë kokën se është e dyshuar për paaftësi, klanizëm politik dhe klientelizëm korruptiv.
Ndërtesat e dëmtuara janë përgjegjësi e administratave politike që kanë qeverisur qytetet dhe vendin këto 30 vjet. Siç thoshte një sizmiolog, 'nuk vret tërmeti, por vrasin ndërtimet'. Këto të fundit ndërtohen prej sipërmarrësve dhe inxhinjerëve, lejohen, verifikohen dhe garantohen prej institucioneve të shtetit. Media dhe drejtësia duhet të zbardhin nivelin e tyre të fajësisë. Ta bëjnë këtë me kurajo, profesionalizëm dhe ndershmëri se kështu i shërbejnë interesit publik.”