Flash News

KRYESORE

“Mos më prek me dorë, arrij të kuptoj”, policia largon me forcë disa gra nga pedonalja

Ndërsa ka nisur seanca plenare, një tjetër përplasje është shënuar në hyrje të zonës së pedonales.

Disa gra janë larguar me forcë nga policia, ndërsa mësohet se shkak për masat e shtuara pranë ministrisë së Brendshme ka qenë fakti se pritej brenda këtij institucioni do të pritej një delegacion holandez, në përbërje të të cilit do ishte edhe ministri i Drejtësisë holandeze.

Siç duket, edhe nga fotot, gratë kanë tentuar të bëjnë rezistencë, pasi janë larguar me forcë nga policia, pasi gratë protestuese kanë tentuar të afrohen perimetrit të sigurisë.

“Mos më prek, jam në gjendje të kuptoj, mos më prek jam e operuar”, u shpreh një nga gratë e larguara me forcë.

 

Të fundit