Flash News

KRYESORE

“Mos mendo më për ne se na grive edhe lekun e fundit", deputeti: Populli i lutet qeverisë

“Mos mendo më për ne se na grive edhe lekun e fundit",

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një reagim në Facebook shprehet se qeveria hajdute po zhvat popullin duke marrë para për palma e koncesione.

Sipas Vasilit, populli sot ka vetëm një lutje për kryeministrin Edi Rama, "qeveri aman mos mendo më per ne se na grive edhe lekun e fundit".

Reagimi i Petrit Vasilit:

"Kryeministri dhe qeveria janë te perqendruar te njerezit dhe punojnë veç per ta", kështu thonë ekskrementet idiote kryeministrore.

Por populli as i kupton dhe as i sheh këto "mrekulli" të qeverisë hajdute, qe edhe ne çarter mendon per te,edhe kur ja zbath popullit 100 e ca milion euro per zyra e ëc prap mendjen te ai e ka, edhe kur ja zhvat miliona leke popullit dhe than palmat ne autostrade prap per popullin mendon, edhe kur i rruan qindra milion euro popullit per koncesione prap per të mendon.

Populli ka vetem nje lutje per qeverine "qeveri aman mos mendo më per ne se na grive edhe lekun e fundit".

Të fundit