Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Mos i merrni seriozisht ato që thotë Monika”, deputetja e LSI i përgjigjet Ramës: Po tani...
Pas deklaratës së një nate më parë të kryeministrit Edi Rama në emisionin ‘Driare’ nga ku tha ‘mos i merrni seriozisht ato që thotë Monika se ka nisur fushatën’ reagon deputetja e LSI, Monika Kryemadhi.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Kryemadhi publikon disa foto ku tregon mbylljen e bizneseve dhe si rrjedhojë edhe të vendeve të punës dhe i drejtohet kryeministrit nëse e merr seriozisht këtë.
“Po tani?! Këtë merreni SERIOZISHT!” shkruan Kryemadhi bashkangjitur fotove.
Prej ditësh tashmë Kryemadhi deklaron në takimet elektorale se konflikti politik Rama-Basha pos jell humbje të vendëve të punës dhe po largon investitorët e huaj dhe vetëm një ditë më parë tha nga Elbasani:
"Çdo ditë e kudo që shkoj, kudo takoj njerëz, shikoj lodhje nga kjo situatë në të cilën ndodhemi të gjithë.
Njerëzit kanë nevojë për stabilitet politik, për qëndrueshmëri e siguri, kanë nevojë për vende të reja pune, për vende pune me standarde e të mirëpaguara dhe jo të ndihen në çdo moment të rrezikuar se do e humbasin edhe atë punë që kanë.
Nëse konflikti politik do të vazhdojë ne nuk do t'i hapim ato 300 mijë vende pune, por, përkundrazi, do humbasim 300 mijë të tjera!
BUKA E PËRDITSHME NUK KA AS NGJYRË BLU, AS TË KUQE, AS LEJLA!
Shqiptarët po i lodh tranzicioni politik dhe ne politikanët kemi për detyrë ta mbyllim atë njëherë e përgjithmonë. Ky është një shans që i jepet politikës shqiptare për të kapërcyer tekat e saj, në mënyrë që të mendojë për të rikthyer stabilitetin politik dhe ekonomik.
Shqiptarët nuk ushqehen me politika shterpë, por duke iu dhënë shansin dhe mundësinë për të pasur punë, stabilitet politik, nga i cili buron një ekonomi e zhvilluar dhe zbehje e varfërisë. Kaosi, konflikti, destabiliteti prodhon varfëri, jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore".