Flash News

KRYESORE

“Mos prisni që BE të zgjidhë krizën politike në Shqipëri”

“Mos prisni që BE të zgjidhë krizën politike në

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca insiston se institucionet ndërkombëtare nuk do të negociojnë për me palët politike për ti dhënë fund krizës në vend. As përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini që do të jetë në Tiranë më datë 8 maj, nuk do të përfshihet në këtë çështje.

“Ajo do te ketë takime me autoritetet me te larta ne Shqipëri. Ne i qëndrojmë deklaratës sonë se ndërmjetësimi nuk është ne agjende ne këtë moment. Është ne dorën e palëve, te qeverise dhe te opozitës, te gjejnë urën qe ekziston ne mënyre qe tejkalohet situata ku jemi dhe te përfitojnë qytetaret shqiptare.”

Lidhur me shtyrjen e mundshme të negociatave për në Shtator, Soreka zbulon se janë disa vende anëtare që kërkojnë më shumë kohë për të marrë një vendim. “Është ne dore te Këshillit qe te vendose kur do te merret vendimi. Presidenca Rumune nuk ka ndryshuar mendjen deri me tani. Por ka disa vende anëtare qe po shqyrtojnë mundësinë se mund ti duhet me shume kohe se  3 javët mes publikimit te raportit te Komisionit, por edhe njëherë dua te nënvizoj se i takon presidencës rumune te vendos këtë”.

Soreca i bëri deklaratat në inaugurimin e ambienteve te reja te ‘Shtëpisë se Europes’, ku u prezantua agjenda e aktiviteteve ne kuadër te javës se Europes, si dhe një sondazh lidhur me perceptimin e shqiptareve mbi BE, ku mbi 90% e tyre duan anëtarësimin ne union.

Të fundit