Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
“Mos qaj si ‘baba’ Kryeministër”, Mediu-Ramës: Kërko ndihmë kudo për pajisje mjekësore
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i kërkon Kryeministrit Edi Rama të sillet si gjithë liderët e tjerë botëror në këtë situatë të koronavirusit. Mediu thotë se “kryeministri duhet të komunikojë me transparencë”, ndërsa shton se “asnjë kryeministër nuk ka bërë mjekun”. Ndaj, Fatmir Mediu i kërkon Kryeministrit të marrë masa duke kërkuar shtimin e kapaciteteve mjekësore në vend, furnizimin me respiratorë dhe pajisje të tjera mjekësore, me qëllim përballimin e situatës. Gjithashtu, Medi bën thirrje për bashkëpunim me të gjithë ato vende që kanë mundësi të ndihmojnë në këtë situatë.
Nga Fatmir Mediu
Të dashur miq!! Kjo kohë kërkon durim dhe kurajo nga gjithsejcili prej nesh, kërkon një vetizoilim të pltoë dhe zbatim të rregullave të përcaktuara nga mjekët!! Ndërsa i falenderojmë mjekët dhe infermierët nga zemra, është e rëndësishme t`ju garantojmë atyre të gjitha pajisjet mbrojtëse. Çdo mjek i rrezikuar, mund të jenë qindra qytetarë të rrezikuar apo pa ndihmë. Ajo çka po ndodh në Itali dhe Spanjë, apo Shtetet e Bashkura duhet të bëhet një mësim për ne si qytetarë por dhe për Qeverinë dhe veçanërisht Kryeministrin. Çdo qeveri, çdo ditë komunikon me transparencë me qytetarët e vet, duke ju përgjigjur çdo shqetësimi të qytetarve dhe gazetarëve. Presidenti Trump, Kryeministri Boris Johnson e shumë liderë të tjerë në të gjitha daljet publike kanë në krahë mjekët dhe specialistët.
Qeveritarët flasin për mbështetjen me të gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore që kërkohet ndërsa mjekët dhe specialistët për mënyrën e parandalimit, zbutjes apo kurimit të të infektuarve. Distancimi social, izolimi, mbështetja ekonomike e qytetarëve dhe bizneseve janë politikat që po bën Amerika, Gjermania, Spanja. Asnjë president apo kryeministër nuk ka bërë mjekun, por ka dëgjuar dhe në rast se ka deklaruar gjëra jot ë drejta është kundërshtuar nga profesionistët drejpërdrejtë. Të gjithë në Amerikë dhe Europë, kërkojnë sa më shumë testim për të kontrolluar këtë pandemic e cila edhe nëse do kalojë me shumë gjasa do përsëritet.
Mos janë amerikanët, gjermanët, britanikët, Koreja e Jugut më të paditur se ne?! krejt e kundërta ata e dinë se çduhet të bëjnë dhe kanë sistemet shëndetësore më të mira në botë. Të gjithë kërkojnë respiratorët kudo në çdo vend të btoës për të shëruar të sëmurët. Në Neë York me 8.5 milion banorë kërkohen 30 mijë respiratorë, ndërsa Shqipëria me 3 milion banorë rreth 2.8 herë më pak ka rreth 200 a diçka më shumë. Me një matematikë të thjeshtë do na duheshin me mijëra respiratorë dhe nuk i kemi, por fatin e keq dhe nuk kërkojmë, duke fshehur një bindje se mbas intubimit vetëm një përqindje jo më shumë se 20% mund të shpëtojnë. Kjo është e papranueshme sado të ndihmohen janë jetë njerëzore, nëna, babai, motra, vëllai apo fëmija e dikujt.
Rama bën mirë që kërkon të imponojë rregulla të izolimit dhe qarkullimit të njerëzve dhe ç`gjuhë përdor për mua ka pak rëndësi, megjithëse nuk duhet të harrojë se çdo fjali e dal prej tij ka një ndikim sot për mirë apo për keq, për panic apo për siguri. Por kjo nuk është detyra e vetme e tij sot, që të qajë si një “baba” (Kryeministër) që e ka zënë halli në familjen e tij (Shqipërinë), por të sillet si i pari i shtëpisë duke kërkuar të blejë apo të marrë borxh, të lypë apo kërkojë çdo gjë që do të mundësonte të sillte në jetë apo shëronte, ndihmonte familjen e tij (shqiptarët). Testimet, respiratorët, çdo gjë që do mbësteste mjekët dhe infermierët, hapja e mundësive të infrastrukturave për sa më shumë shtretër spitalore janë sot detyra e çdo qeverie. Kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha kompanitë që mund të ofrojnë, kompanitë farmaceutike vendase dhe të huaja, me çdo qeveri në BE, USA, Korenë e Jugut apo Kinë. Kudo pa u ndalur me një trup dedikuar vetëm për këtë çështje!!