Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Mos rrezikoni me financimin e PPP-ve”, zyrtarja e Bankës Botërore komenton letrën e Bashës: Koncesionet nuk janë gjë e keqe
Letra e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha drejtuar bankave të nivelit të dytë lidhur me financimin e PPP-ve është komentuar nga përfaqësuesja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Maryam Salim.
Duke folur në një konferencë për mediat në Tiranë, ajo tha se PPP-të nuk janë diçka e keqe, pasi asnjë vend nuk i përmbush të gjitha nevojat infrastrukturore vetë, por theksoi se diferenca është te menaxhimi dhe transparenca.
"PPP nuk janë një gjë e keqe se asnjë vend nuk i përmbush të gjitha nevojat infrastrukturore vetë, çështja është si i menaxhoni, transparenca, përfitimet dhe përparësitë. Ajo ku duhet të investojnë apo jo bankat, ua lë atyre, se cdo bankë kur vendos shikon se cfarë ka kuptim për ata. Kemi një sektor mjaft të gjallë në Shqipëri. Nuk duhet të themi që nuk duhet të ketë PPP, por ti bëjmë ato më transparente", tha Maryam Salim.
Në letër, Basha ngre shqetësimin lidhur me përpjekjet e shumë aktorëve, sipas tij për të pastruar shuma të mëdha parash nëpërmjet aktiviteteve të licencuara apo të kontrolluara nga sektori publik.
“Nga aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të drogës dhe trafikimit të saj nga Shqipëria, gjatë këtyre viteve të fundit, janë prodhuar miliarda euro, një pjesë e të cilave “janë përdorur për të korruptuar qeveritarë dhe punonjës publikë me qëllim pastrimin e parave të përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike apo/dhe korrupsioni”, shkruan Basha.
Në letrën e tij, Basha vë në dukje paralajmërimet e vazhdueshme të opozitës se “sektori bankar është më i ekspozuari nga bashkëpunimi mes qeveritarëve të korruptuar me disa kompani që po përdorin sektorin e ndërtimit për të pastruar paratë e fituara nga aktivitetet e paligjshme.”
Duke theksuar se jo çdo biznes i angazhuar në sektorin e ndërtimit kryen aktivitet të paligjshëm, kreu i opozitës, Lulzim Basha, shprehet se disa kompani kanë marrë leje ndërtimi dhe kontrata publike në nivele të tilla që nuk justifikohen as nga eksperiencat e tyre dhe as nga mundësitë financiare që ato kanë. Basha përmend si të tilla dy kontratat e fundit PPP për projektet rrugore Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat.